Hamasi thotë se është i hapur për një marrëveshje armëpushimi me Izraelin, por nuk e pranoi propozimin 60-ditor të Donald Trump.
Agjencia e lajmeve Associated Press raporton se zyrtari i Hamasit, Taher al Nunu, tha se grupi militant ishte “i gatshëm dhe serioz në lidhje me arritjen e një marrëveshjeje”.
Ai tha se Hamasi ishte “i gatshëm të pranonte çdo iniciativë që çon qartë në përfundimin e plotë të luftës”, transmeton Telegrafi.
Një delegacion i Hamasit pritet të takohet sot në Kajro me ndërmjetësuesit egjiptianë dhe katarianë për të diskutuar propozimin, sipas një zyrtari egjiptian.
Presidenti amerikan Donald Trump tha të martën se Izraeli kishte “rënë dakord për kushtet e nevojshme” për të finalizuar një armëpushim në Gaza, megjithëse nuk ishte menjëherë e qartë nëse Hamasi do t’i pranonte kushtet.
