Zyrtare: Jarell Quansah, lojtar i ri i Bayer Leverkusenit

nga D. V.

Bayer Leverkusen ka konfirmuar edhe zyrtarisht transferimin e mbrojtësit Jarell Quansah nga Liverpooli.

Klubi gjerman ka njoftuar sot (e mërkurë) gjatë ditës se ka kompletuar transferimin e mbrojtësit të ri anglez.

I diplomuari i akademisë së Liverpoolit ka nënshkruar një kontratë afatgjatë me skuadrën e Bundesligës.

“Bayer 04 Leverkusen ka nënshkruar me lojtarin reprezentues të Anglisë U21 dhe kampion të Evropës, Jarell Quansah”.

“Mbrojtësi qendror i bashkohet klubit të Bundesligës nga kampionët anglezë Liverpool FC, ku ai nënshkroi një kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2030”, thuhet në njoftim.

Thuhet se Leverkuseni ka rënë dakord ta paguajë një tarifë fillestare prej 30 milionë eurosh plus deri në 5 milionë euro në bonuse. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More