Dy orë nga takimi Osmani–Kurti, ende pa detaje

nga D. V.

Janë bërë dy orë që kur ka filluar takimi ndërmjet presidentes Vjosa Osmani dhe liderit të LVV-së, Albin Kurti.

Ky takim i cili ka nisur në orën 10, nuk ka përfunduar ende dhe nuk dihen detaje.

Osmani ka ftuar sot për takim krerët e partive politike për të diskutuar rreth ngërçit të tejzgjatur për konstituimin e Kuvendit dhe krijimin e institucioneve të reja.

Të gjithë liderët e partive i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Osmanit për takim.

Pas takimit me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, gjatë ditës do t’i takojë edhe kryetarin e Partisë Demokratike Memli Krasniqi, të Lidhjes Demokratike Lumir Abdixhiku dhe të Aleancës për Ardhmërinë Ramush Haradinaj.

Ftesa e Osmanit për liderët u bë pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, që obligoi deputetët të konstiutojnë Kuvendin brenda 30 ditësh.

Që nga e enjtja (26 qershor) kur u publikua aktgjykimi, liderët kanë pasur një takim por nuk janë dakorduar për zgjidhjen.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More