Lushaku-Sadriu: Erdhën në pushtet me kauzën kundër korrupsionit, tash VV-ja simbol i tij

nga D. V.

Deputetja e betuar e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka thënë se është e çuditshme se si Lëvizja Vetëvendosje, e cila “erdhi në pushtet me kauzën kundër korrupsionit, po bëhet simbol i saj”, raporton Ekonomia Online.

Ajo para seancës së 45-të konstituive tha se Qeveria Kurti i ka bërë dëm epokal vendin tonë.

“E para, të gjithë këta që i kanë uzurpuar zyrat e qeverisë, bartin përgjegjësi për të gjitha këto vendime që po i marrin në mënyrë jokushtetuese, aq më tepër për procedura prokurimi , ku nënshkrimet e tyre validojnë për zgjedhje që shkojnë në dëm të buxhetit të Kosovës”, tha Lushaku-Sadriu.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More