Zemaj: Katër vjet keqpërdorime me buxhetin, koha për arrestime

nga D. V.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka folur para fillimit të seancës së 45-të konstituive të Kuvendit. Ai ka kritikuar menaxhimin financiar të Qeverisë Kurti, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, tashmë do të duhej të ishin ngritur aktakuza, madje edhe të ndodhnin arrestime, për keqpërdorimet që pretendohet të kenë ndodhur gjatë katër viteve të qeverisjes së Albin Kurtit.

Zemaj shtoi se ekzistojnë kontrata të shumta, për të cilat është e dukshme se ka pasur shkelje.

“Sot do të duhej të kishim aktakuza të ngritura, e të mos them edhe arrestime për keqpërdorimin që ka ndodhur në buxhetin e Kosovës në këto katër vjet të Qeverisë Kurti. Ka shumë kontrata që janë evidente që ka pasur shkelje”, tha Zemaj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More