Kryeziu: Ligji për amnisti i vitit 2013, i dëmshëm

nga D. V.

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një konferencë për media në të cilën ka rikujtuar 12-vjetorin e miratimit të ligjit për amnisti nga Kuvendi i Kosovës, duke e cilësuar atë si një kompromis të dëmshëm dhe një gabim historik që rezultoi nga marrëveshja e vitit 2013 për normalizim me Serbinë, raporton Ekonomia Online.

Deputetja e LVV-së, Arberesha Kryeziu, tha se ligji për amnisti kishte dalë si rezultat i marrëveshjes së arritur më 27 qershor 2013 ndërmjet Hashim Thaçit dhe Ivica Daçiqit dhe se ai kishte krijuar bazën për amnistimin e kriminelëve serbë.

“Sot, më 11 korrik, bëhen 12 vite prej kur Kuvendi, nën kundërshtimin e VV, mori vendim të dëmshëm për të mundësuar votimin e ligjit për amnisti, ligj ky që doli si kompromis nga negociatat me Serbinë, përkatësisht marrëveshja që u arrit më 27 qershor 2013, e ashtuquajtur marrëveshja për normalizimin mes Kosovës dhe Serbisë, në atë kohë e negociuar nga Thaçi dhe Daçiq. Kjo marrëveshje që hidhte farën e asociacionit të komunave me shumicë serbe, me vete mori edhe obligimin që mundësoi amnistimin e kriminelëve serbë. Votimi i tij ishte një kompromis i dëmshëm dhe një gabim historik”, tha ajo.

Ndërsa deputeti tjetër i VV-së, Artan Abrashi, e lidhi miratimin e ligjit për amnisti me përvjetorin e masakrës së Srebrenicës, duke e quajtur votimin e tij një ironi tragjike.

“Ky projektligj, si për ironi, u votua kur Ballkani edhe Evropa shënojnë ditën e masakrës më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore – atë të Srebrenicës. Teksa atje po shënohej një krim i Serbisë, këtu në Kosovë po falje një tjetër. Se ligji për amnisti nuk solli asnjë ndryshim në veri të vendit, nuk ka dëshmi më të madhe se sa katër vitet e qeverisjes sonë”, tha ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More