Eduardo Camavinga nuk ka luajtur për Real Madridin që nga muaji gushti, për shkak të problemeve me lëndimet, të cilët i ka pasur të shpeshta.
Sipas gazetës Marca, Real Madridi do ta monitorojë nga afër Camavingën këtë sezon për të parë se si do të performojë fizikisht.
Nëse problemet e Camavingas me lëndimet vazhdojnë, Real Madridi do të kërkojë ta shesë atë.
Është shqetësuese që në dy vitet kalendarike, Camavinga ka humbur më shumë se 40 ndeshje gjithsej.
Ky është viti i pestë i francezit te Real Madridi dhe klubi shpreson që ai t’i lërë pas problemet me lëndimet dhe të tregojë cilësinë e tij.
Nëse problemi vazhdon, Camavinga do të shihet si një mundësi tregu, me Real Madridin që kërkon ta zëvendësojë atë.