Shkup, 15 korrik – Kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski, e ka vlerësuar si ditë historike ditën e sotme për këtë komunë. Ai njoftoi se me vendim të Qeverisë janë siguruar 110 milionë denarë për ujësjellësin e fshatit Luboten, si dhe fshatit Lubancë, me çka zgjidhet ky problem i kamotshëm.
Ja postimi i plotë i Kostovskit:
“Sot, me kërkesë të komunës së Butelit, Qeveria e Republikës së Maqedonisë siguroi mbi 110 milionë denarë për zbatimin e njërit prej projekteve më të mëdha kapitale, që është furnizimi me ujë i fshatrave Lubancë dhe Luboten me ujë të pijshëm të pastër nga ujësjellësi i qytetit.
Mirënjohje për kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Hristijan Mickoski, për Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Transportit Aleksandar Nikollovski, për mbështetjen e madhe që na dhanë për zbatimin e këtij projekti jashtëzakonisht të rëndësishëm.
Mirënjohje edhe për banorët e fshatrave Lubancë dhe Luboten të cilët na japin mbështetje të madhe dhe e vlerësuan angazhimin tonë të sinqertë që ky projekt të realizohet më në fund.
Komuna e Butelit ka punuar në dokumentacionin e plotë të projektit në periudhën e kaluar, për të cilin ka ndarë mbi 4 milionë denarë.”.