Parandalohet kontrabanda me cigare në aeroportin “Adem Jashari”

nga L. M

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se, më 14 dhe 16 korrik, në bashkëpunim me Doganën kanë parandaluar tentimet për kontrabandë me cigare në ANP “Adem Jashari”.

Në njoftimin e policisë thuhet se në dy raste të ndara, janë ndaluar dy shtetas të huaj në tentativë për t’i larguar nga Kosova rreth 375 boksa cigare të llojeve të ndryshme, të padeklaruara dhe pa banderola.

“Pasagjerët kishin fshehur cigaret në valixhe dhe i kishin dorëzuar në check-in për fluturim drejt Londrës. Sasitë e sekuestruara përfshijnë Malboro të kaltër, të bardhë, të kuqe, si dhe marka tjera të njohura. Në të dy rastet, mallrat janë zbuluar në bashkëpunim edhe me Njësitin e Informacionit të Pasagjereve (PIU)”.

“Të gjitha produktet janë sekuestruar dhe rastet janë proceduar për hetim të mëtejshëm nga Dogana e Kosovës. Policia dhe Dogana e Kosovës mbeten të përkushtuara në luftimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e ligjshmërisë në vend”, thuhet në njoftim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More