Netflix publikon trailer-in zyrtar për sezonin e pestë të “Stranger Things”

nga D. V.

Pas tre vitesh pritje, Netflix ka publikuar pamjet e para dhe trailer-in zyrtar për sezonin e pestë dhe të fundit të serialit shumë të dashur “Stranger Things”.

Krijuar nga vëllezërit Duffer, sezoni përmbyllës do të nisë në nëntor 2025, duke shënuar kthimin e shumëpritur të aventurave në Hawkins.

Publikimi i sezonit është ndarë në tri pjesë:

27 nëntor 2025: dalin katër episodet e para

26 dhjetor 2025: vjen pjesa e dytë me tre episode

1 janar 2026: finalja e madhe, me episodin përmbyllës

Sezoni i katërt përfundoi me një zhvillim dramatik: një çarje mes dy botëve që kërcënon qytetin e Hawkins, ndërsa bota e Upside Down fillon të pushtojë realitetin tonë. Armiku kryesor është më i fuqishëm se kurrë dhe rreziku është i jashtëzakonshëm.

Foto: X

Pamjet e publikuara më 16 korrik tregojnë personazhet kryesorë të gatshëm për betejën përfundimtare.

Sipas pritshmërive, sezoni i fundit do të jetë i errët, i mbushur me dramë, aksion dhe ndoshta edhe me lamtumira emocionale të disa prej personazheve të dashur nga publiku.

Një fund epik për një nga serialet më të suksesshme në historinë e Netflix, që pritet të sjellë një përmbyllje të denjë për aventurën që ka mbajtur publikun të mbërthyer për vite me radhë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More