Tyla tërhoqi gjithë vëmendjen teksa mbërriti në klubin e natës Phonox në Brixton, me një veshje që nuk kaloi pa u vënë re – reçipeta dantelle jeshile neoni dhe pantallona të shkurta xhins.
Këngëtarja 23-vjeçare shfaqi stilin e saj të guximshëm dhe u shfaq plot vetëbesim përpara performancës së saj në një mbrëmje intime me fansat.
Në të njëjtin event, Stormzy u shfaq në mënyrë më të përmbajtur, me tuta gri dhe syze të errëta, duke shmangur vëmendjen, por jo zhurmën në medie, shkruan DailyMail.

Reperi 31-vjeçar po përflitet gjerësisht pas publikimit të këngës “Sorry Rach!”, ku flet për një lidhje të re dhe dëshirën për të krijuar familje.
Teksti ka bërë që fansat të spekulojnë për një histori të re dashurie dhe përfundimisht përmbylljen e kapitullit me ish-të dashurat e tij Maya Jama dhe Victoria Monet.

Ndërkohë që Maya ka konfirmuar se ajo dhe Stormzy nuk do të rikthehen më bashkë, vëmendja tashmë është përqendruar tek identiteti i vajzës misterioze që ka frymëzuar reperin – një lidhje që ai vetë e quan “gati për martesë”.
Dikur i adhuruar për stilin e tij të ashpër dhe mesazhet e fuqishme, Stormzy po përballet me kritika për ndryshimin e kursit artistik, me albumin e fundit që nuk ka arritur pritshmëritë.
Por, edhe mes kritikave dhe thashethemeve, ai vazhdon të mbetet një nga emrat më të lakuar në skenën britanike.
