Modelja dhe moderatorja e njohur, Loredana Brati, ka folur së fundmi për jetën pas Big Brother VIP dhe reflektimet që ka bërë rreth pjesëmarrjes në reality show-n më të ndjekur në vend.
Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Pushime on Top”, ajo u pyet nga moderatorja Lei Kraja nëse është në një romancë. Me humor dhe diplomaci, Loredana u përgjigj: “Vazhdoj të jem një shpirt.”
Duke u ndalur te përvoja në Big Brother VIP, ajo tregoi se ka pasur momente pendese, veçanërisht në lidhje me afrimin e saj me Jozin.
“Ndoshta kur u afrova me Jozin që në fillim. Nuk do e ktheja kohën pas sepse gjithçka ndodh për një arsye, por kishte momente që ngecja në situata që nuk ishin situata të miat. Dhe thosha, ‘Lori çfarë po bën, nuk është gjë jotja!’”, rrëfeu ajo me sinqeritet.
Në vijim të bisedës, Loredana foli edhe për ditëlindjen e saj të organizuar dy muaj më parë, ku ishin të ftuar shumë miq dhe kolegë.
Por festa nuk shkoi pa zhgënjime për të. “Në ditëlindjen time pata shumë të ftuar. I ftova sepse doja t’u ktheja mbështetjen që më kanë dhënë. Por shumë njerëz e panë si mënyrë për të shtuar views dhe para. U ndjeva pak e tradhtuar nga disa njerëz. U zhgënjeva”, u shpreh ajo.
Me një qasje të qartë dhe të matur, Loredana tregoi se vazhdon të ruajë autenticitetin e saj pavarësisht sfidave dhe se përpiqet ta shohë çdo situatë si një mundësi për të mësuar e për të ecur përpara.