Rohde teston pajisjet ushtarake në Kampin Bondsteel, të njëjtat përdoren në patrullimet kufitare Kosovë-Serbi

nga D. V.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka zhvilluar një vizitë të veçantë në Kampin Bondsteel, ku bashkë me zëvendësin e tij, Christian Bottcher takuan trupat gjermane të angazhuara në kuadër të KFOR-it.

Vizita përfshiu një prezantim të detajuar mbi misionet aktuale të trupave, pajisjet teknike të përdorura gjatë patrullimeve dhe operacioneve përgjatë kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ambasadori u shpreh i impresionuar nga niveli i lartë i profesionalizmit dhe përgatitjes së trupave.

“U ndjeva si në shtëpi,” tha ambasadori Rohde, duke kujtuar përvojën e tij të shërbimit në Strandmeisterkompanie në Gjermani nw vitet e ’80-ta.

Një moment emocional për ambasadorin ishte rikthimi pas dekadash në drejtimin e një makinerie të njohur për të – ngarkuesi Ahlmann, tashmë i modernizuar.

“Nga automjetet moderne të blinduara te sistemet e avancuara të vëzhgimit, ambasadori u impresionua nga preciziteti, profesionalizmi dhe përkushtimi i trupave në zbatimin e mandatit të KFOR-it,” thuhet në njoftimin e Ambasadës Gjermane.

Në fund të vizitës, ambasadori shprehu falënderim të veçantë për punën e ushtarëve gjermanë në Kosovë.

“Puna juaj është thelbësore, ekspertiza juaj mbresëlënëse dhe përkushtimi juaj thellësisht i vlerësuar”, ka theksuar ambasadori Rohde.

Vizita theksoi edhe një herë përkushtimin e Gjermanisë për paqen dhe sigurinë në Kosovë, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm përmes NATO-s dhe misionit të KFOR-it.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More