Vdekja tragjike e 43-vjeçarit që po shkonte për të ndihmuar në shuarjen e flakëve në Parkun Kombëtar të Lurës

nga D. V.

Bledar Spahiu është 43-vjeçari i cili ndërroi jetë teksa po shkonte drejt Parkut Kombëtar të Lurës, aty ku flakët po vijojnë prej ditësh.

Ai ishte nisur për të ndihmuar në shuarjen e flakëve, por fatkeqësisht ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti.

Dyshohet se ai humbi kontrollin e mjetit paraditen e së martës, çka rezultoi fatale për babain e tre fëmijëve.

Fillimisht 43-vjeçari u dërgua në Spitalin e Dibrës, por për gjak të gjendjes së rënduar u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës në kryeqytet, e më pas ndërroi jetë.

Bledar Spahiu kishte një eksperiencë prej 19 vitesh në Administratën e Zonave të Mbrojtura në Dibër./tch/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More