Aksident trafiku në Ohër – lëndohet rëndë drejtuesi i mopedit

nga D. V.

Më 22.07.2025, rreth orës 12:40, në SPB Ohër është paraqitur një denoncim për një aksident trafiku të ndodhur në kryqëzimin e rrugës “Galiçica” me rrugën “8 Shtatori” në Ohër.

Në aksident janë përfshirë një automjet pasagjerësh i tipit “Kia” me targa të Ohrit, i drejtuar nga E.M. (21) nga Ohri, dhe një moped me targa të Ohrit, i drejtuar nga B.S. (50), gjithashtu nga Ohri.

Si pasojë e përplasjes, B.S. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Special “Shën Erazmo” në Ohër.

Me urdhër të prokurorit publik, në vendngjarje është kryer këqyrja nga ekipi hetimor i SPB Ohër. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More