Pas eliminimit nga Liga e Evropës, Prishtina do të vazhdojë garat evropiane në Ligën e Konferencës.
Skuadra kryeqytetase e nis sot rrugëtimin në këtë kompeticion, ku përballet me ekipin irlandez Larne.
Ndeshja e parë mes dy skuadrave zhvillohet në Irlandë, konkretisht në stadiumin Ballymena Showgrounds, i cili ka një kapacitet prej 4,100 ulësesh.
E drejtuar nga trajneri Arsim Thaqi, Prishtina synon të marrë një rezultat pozitiv në këtë sfidë të parë, me qëllim që të jetë sa më afër kualifikimit në raundin e tretë të Ligës së Konferencës.
Takimi mes Larnes dhe Prishtinës nis në orën 21:00, sipas kohës lokale.