Kallëzim penal për posedim të marihuanës në Tetovë

nga D. V.

SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj M.H. (28) nga Gostivari, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Sipas raportit zyrtar, më 28 mars 2025, në Tetovë, gjatë një kontrolli të ushtruar nga nëpunësit policorë, tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar sasi e substancës narkotike marihuanë.

Materiali hetimor është dorëzuar në Prokurorinë kompetente për veprime të mëtejshme procedurale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More