Liljana Popovska parashtroi Nismë në Gjykatën kushtetuese për vlerësim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Protokollit me Bullgarinë

nga D. V.

Shkup, 24 korrik – Ish-deputetja dhe ish-kryetare e RDM-së, Liljana Popovska parashtroi Nismë në Gjykatën kushtetuese për vlerësim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Protokollit nga takimi i dytë i Komisionit të përbashkët ndërqeveritar me Bullgarinë të 17 korrikut 2022 në Sofje.

Popovska, në tekstin për Plusinfo i sqaron arsyet për parashtrimin e Nismës në Gjykatën kushtetuese.

Ajo përkujton se Protokolli është akt juridik i nënshkruar nga ministrat e jashtëm të Maqedonisë dhe Bullgarisë, në bazë të nenit 12 të Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Bullgarinë.

“Propozoj sjellje të vendimit për anulimin e tij, për shkak të shkeljes së 14 neneve nga Ligji për arritje, ratifikim dhe ekzekutim të marrëveshjeve ndërkombëtare, 2 nene nga Ligji për punë të jashtme dhe 3 nene nga Kushtetuta. Mes neneve të shkelura të Kushtetutës është edhe neni 8 për vlerat themelore të rendit kushtetues, në pjesën për liritë themelore dhe të drejtat e njeriut dhe qytetarit, shprehja e lirë e përkatësisë kombëtare dhe respektimi i normave të përgjithshme të pranuara të së drejtës ndërkombëtare”, thekson Popovska.

Ajo thekson se Protokolli nuk e ka kaluar procedurën legale për dakordim, miratim nga ana e Qeverisë, nënshkrim, ratifikim kuvendor dhe shpallje në Gazetë zyrtare.

Ajo tha se vlerëson se Protokolli nuk është dokument juridikisht valid për shkak të së paku shtatë shkeljeve juridike.

Fillimisht, thekson se nuk është respektuar procedura për dakordimin e tij, miratimi nga ana e Qeverisë dhe nënshkrimi, së dyti nuk është ratifikuar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, së treti, nuk është shpallur në “Gazetë zyrtare”, që katërti, nuk është adekuate forma dhe përmbajtja, së pessti, del jasshtë kornizave të një akti juridik i cili përpunon një (1) nen të Marrëveshjes mes dy vendeve, së gjashti, prodhon veprime masive të dëmshme ndaj çështjeve të identitetit për popullin, gjuhën dhe shtetin maqedonas dhe si arsye të shtatë cekë se paraqet pengesë të pakalueshme për funksionimin normal dhe pozicionimin strategjik ndërkombëtar të shtetit maqedonas, me atë që është sendërtuar në mënyrë implicite në kornizën negociuese për eurointegrim dhe në mënyrë eksplicite në dy dokumente të tjera të pakos eurointegruese.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More