30 milionë denarë për kanalizimin e Xhepçishtit, Kasami: Dje premtuam, sot po punojmë!

nga D. V.

Shkup, 24 korrik – Projekt në vlerë 30 milionë denarë për rrjetin e kanalizimit fekal në fshatin Xhepçisht ka nënshkruar sot kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami dhe ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti. Sipas Kasamit kjo tregon vendosmërinë dhe përkushtimin për të investuart në çdo vendbanim, në çdo lagje, në çdo fshat.

“Një projekt që nuk është thjesht tubacion, beton e dokumente teknike, por një hap i domosdoshëm për dinjitetin urban të banorëve tanë, për mjedisin, për shëndetin publik dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të zonave tona rurale. Ky investim i rëndësishëm vjen si rezultat i punës tonë të përditshme, përkushtimit dhe bashkëpunimit institucional sepse kur prioritet është qytetari, asnjë lagje, asnjë fshat, asnjë vendbanim nuk mbetet pas”, shkruan Kasami në Facebook.

Më tej Kasami ka shtuar se vazhdojnë për çdo ditë me projekte dhe punë konkrete dhe jo me fjalë boshe, sepse vendbanimet meritojnë më mirë.

“Xhepçishti meriton më mirë, dje premtuam, sot po punojmë!”, shkruan Kasami.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More