Para Policisë kufitare me patentë shoferi të falsifikuar – Kallëzim penal ndaj 41-vjeçarit nga Kërçova

nga D. V.

Njësia për Krim Ndërkufitar, Migrim, të Huaj dhe Riatdhesim në Kumanovë ka ngritur kallëzim penal kundër I.F. (41) nga fshati Strogomishtë e Epërme, rrethi i Kërçovës, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentit”.

Sipas njoftimit zyrtar, më 29 qershor 2025, në Vendkalimin kufitar Tabanoc, gjatë përpjekjes për të hyrë në territorin e shtetit, i denoncuari ka paraqitur për kontroll një patentë shoferi të falsifikuar.

Materialet e rastit janë dorëzuar në Prokurorinë kompetente për procedura të mëtejshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More