Të enjten pasdite, Kryeministri Li Qiang bashkëkryesoi në Pekin Takimin e 25-të të Liderëve Kinë-BE, së bashku me Presidentin e Këshillit Evropian António Costa dhe Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Li Qiang tha se gjatë 50 viteve, që nga vendosja e lidhjeve marrëdhënieve diplomatike Kinë – BE, marrëdhëniet dypalëshe në përgjithësi janë zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme dhe kanë arritur rezultate të frytshme.Kina është e gatshme të vazhdojë të luajë një rol udhëheqës në shkëmbimet e nivelit të lartë me BE-në, të forcojë komunikimin strategjik dhe të rrisë vazhdimisht stabilitetin, konstruktivitetin, reciprocitetin dhe globalizimin e marrëdhënieve Kinë-BE.
Li Qiang theksoi se historia ka vërtetuar vazhdimisht se sa herë që Kina dhe BE-ja mund të respektojnë, të kuptojnë dhe të hapen ndaj njëra-tjetrës, bashkëpunimi midis dy palëve do të jetë me suksese dhe të dyja palët do të përfitojnë; sa herë që ka një hendek midis Kinës dhe BE-së, bashkëpunimi midis dy palëve do të pengohet dhe të dyja palët do të vuajnë. Kina dhe BE-ja kanë interesa të gjera të përbashkëta dhe nuk kanë konflikte themelore interesi. Pavarësisht se si ndryshon situata ndërkombëtare, bashkëpunimi duhet të jetë toni kryesor i marrëdhënieve Kinë-BE
Li Qiang tha se përballë situatës aktuale të trazuar ndërkombëtare, Kina dhe Evropa, si dy forca të mëdha dhe dy tregje të mëdha në botë, duhet të forcojnë më tej bashkëpunimin shumëpalësh dhe të mbrojnë së bashku multilateralizmin dhe tregtinë e lirë .
Costa dhe von der Leyen thanë se si BE-ja ashtu edhe Kina janë ekonomi të rëndësishme në botë, ndaj bashkëpunimi midis dy palëve lidhet me lulëzimin dhe stabilitetin global. Gjatë 50 viteve të fundit, që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar midis BE-së dhe Kinës dhe shkëmbimet në fusha të ndryshme si shkencat humane janë bërë gjithnjë e më të ngushta. Bashkëpunimi pragmatik ka qenë i frytshëm, duke sjellë përfitime për popujt e të dyja palëve. BE-ja përpiqet për të zhvilluar dhe thelluar marrëdhëniet e partneritetit afatgjatë dhe të qëndrueshëm me Kinën. Ajo është e gatshme të forcojë dialogun dhe komunikimin me Kinën, të rrisë mirëkuptimin e ndërsjellë, të trajtojë siç duhet shqetësimet e njëri-tjetrit, të promovojë bashkëpunimin në fusha të tilla si tregtia dhe investimet, të forcojë bashkëpunimin BE-Kinë për kontrollin e eksporteve, të ruajë së bashku stabilitetin e zinxhirit të prodhimit dhe furnizimit, si edhe të promovojë më mirë zhvillimin e tyre përkatës. BE është e gatshme të punojë me Kinën për të adresuar sfidat globale si ndryshimi i klimës dhe mbrojtja e biodiversitetit, të mbështesë OBT-në për të luajtur një rol qendror në marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare ndërkombëtare dhe të mbrojë së bashku multilateralizmin.
Pas takimit, të dyja palët lëshuan bashkërisht “Deklaratën e Përbashkët të Liderëve të Kinës dhe Bashkimit Europian mbi Adresimin e Ndryshimeve Klimatike”
