Ylli i Barcelonës ‘aspak i lumtur’ me transferimin e Rashford, dalin në pah detajet

nga D. V.

Një raport nga Spanja ka zbuluar se si Lamine Yamal ka reaguar pas transferimit të Marcus Rashford te Barcelona, duke ndjerë se është ‘i mashtruar’ dhe ‘i zhgënjyer’ nga situata.

Pas javësh spekulimesh, Rashford u transferua zyrtarisht të mërkurën mbrëma në formë huazimi për një sezon nga Manchester United te Barcelona, duke marrë fanellën me numrin 14 nga presidenti Joan Laporta. 

Sulmuesi anglez deklaroi se Barcelona është një vend i mirë për lojtarët e mirë që të tregojnë aftësitë e tyre, por sipas një raporti të publikuar nga El Nacional, ky transferim nuk është pritur mirë nga të gjithë në klub. 

Në fakt, sensacioni Lamine Yamal besohet se ndjehet i tradhtuar nga Laporta dhe drejtori sportiv Deco, pasi i ishte siguruar se Nico Williams ishte i vetmi opsion që po merrej në konsideratë për të përforcuar repartin ofensiv. 

“Kur Yamal rinovoi kontratën me Barcelonën më shumë se një muaj më parë, një nga kërkesat e tij ishte që klubi të transferonte mikun e tij të ngushtë, duke përfituar nga klauzola e lirimit prej vetëm 58 milionë eurosh”. 

Yamal ishte i entuziazmuar për mundësinë e të luajturit me Williams, por siç dihet, marrëveshja dështoi dhe sulmuesi i Spanjës rinovoi me Athletic Bilbaon deri në vitin 2032. 

Në vend të kësaj, Barça përfundoi duke sjellë Rashfordin, një lëvizje që shumëkush në klub e sheh si një blerje të zgjuar. Por sipas El Nacional, Yamal nuk është dakord, dhe ka shprehur zhgënjimin e tij, duke besuar se klubi ‘nuk ka bërë gjithçka të mundur për të sjellë Ëilliamsin’. 

“Lamine nuk ishte në dijeni të transferimit të Rashford. Ai ka shprehur zemërimin e tij ndaj Laportës dhe Decos për faktin që nuk e kanë informuar për bisedimet me Rashfordin dhe nuk i kanë kërkuar mendimin në asnjë moment”, u tha në raport./

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More