Jose Mourinho po tenton një goditje të madhe në afatin kalimtar veror, duke kërkuar transferimin e mesfushorit Douglas Luiz nga Juventusi te Fenerbahçe.
Trajneri portugez dëshiron të përfitojë nga situata aktuale e lojtarit, i cili sezonin e kaluar luajti në vetëm 25 ndeshje me fanellën bardhezi.
Douglas Luiz u transferua me bujë nga Aston Villa për të forcuar mesfushën e Juventusit, por pritshmëritë nuk u përmbushën.
Sezoni zhgënjyes i italianëve dhe ndryshimi i trajnerit, me Igor Tudor që tani është konfirmuar për projektin e ri, e kanë bërë të pasigurt të ardhmen e brazilianit.
Sipas ‘CalcioMercato.com’, Fenerbahçe ka nisur kontaktet për lojtarin, me Mourinho që po bën presion për ta sjellë në Turqi.
Douglas Luiz thuhet se nuk është i kënaqur me situatën te Juventusi dhe po shqyrton opsione të reja gjatë këtij afati kalimtar.
Megjithatë, klubi italian nuk ka ndërmend ta shesë lehtësisht mesfushorin dhe vazhdon të kërkojë plot 40 milionë euro për kartonin e tij.