Sërish zjarr në fshatin Dukat i Ri, flakët e favorizuara nga era u afrohen banesave, shërbimet zjarrfikëse në terren

nga Lina Muslija

Raportohet sërish për zjarr në zonën e fshatit Dukat i Ri në Vlorë.

Korrespodenti i Top Channel, Mikel Marsi raporton se një sipërfaqe e madhe në zonën e malit të Karaburunit me bimësi të dendur por dhe pyje është duke u djegur.

Zjarri i ndihmuar dhe nga era po shkon drejt banesave të fshatit Dukat i Ri. TCH mëson se janë 10 banesa të cilat rrezikohen nga zjarri që është afër 100 m.

Katër makina të zjarrfikësve dhe 25 punonjës janë në terren, por largësia e zjarrit nga rruga nuk lejon te shtrijnë tubat. Në ndihmë ka shkuar edhe një helikopter ‘Black Hwak’.

Ndërkohë që forcat zjarrfikëse por dhe punonjës se bashkisë po luftojnë me flakët me mjete rrethanore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More