Mexhiti: Qytetarët do t’i bëjnë vetingun e fundit BDI-së dhe ti përcjellim në histori

nga Redaksia

Shkup, 29 korrik – Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka komentuar iniciativën për veting brenda radhëve të BDI-së, duke vënë në dyshim legjitimitetin moral të kësaj partie për të folur mbi këtë temë.

“Një parti e cila gjysmën e partisë e ka në lista të zeza dhe gjysmën tjetër me procedura penale me tiketa si pacienti e të tjera, mendoj se nuk kanë të drejtë morale të flasin për veting. Vetingu më i mirë i tyre do të jenë qytetarët. Qytetarët do ua bëjnë vetingun e fundit dhe ti përcjellim në histori”, tha Mexhiti.

Ai theksoi se përgjegjësia finale për gjykimin e partive politike u takon qytetarëve në zgjedhje.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More