Pasi u bë nënë për herë të parë, Eleni Foureira bën rrëfimin prekës për të ëmën e saj: Vetëm pasi linda e kuptova sa shumë më do mami

nga L. M
E ftuar në emisionin “Partner me Sferën”, Foureira foli për ndryshimin e madh që solli amësia në jetën e saj dhe sesi lindja e djalit të saj, Hermes, i hapi sytë për të kuptuar plotësisht dashurinë dhe sakrificën e nënës së saj.
Eleni Fureira
“Gjithmonë e kam dashur mamin tim, e respektoj, e kam pasur si heroinën time. Ajo rriti katër fëmijë në rrethana shumë të vështira”, tha këngëtarja.

Ajo shtoi se, vetëm pasi u bë vetë nënë, kuptoi thellësisht gjithçka që kishte kaluar nëna e saj:

Rreth një muaj pasi linda, i thashë se nuk mund ta besoja që kishte rritur katër fëmijë, pa para. Mbaj mend që nuk kisha me çfarë të luaja, duhej të qepja rrobat tona. Nuk mund ta besoja që na rrite kaq mirë, me kaq shumë durim. Atëherë e kuptova sa shumë më do mami im. Nuk ka dashuri të tillë.”

Eleni Fureira

Foureira foli edhe për transformimin personal që i solli mëmësia, duke e përshkruar si një përvojë që e bëri më të ndjeshme dhe më të vetëdijshme për dashurinë e pastër.

Që kur erdhi Hermes, jam përpjekur të bëhem përsëri fëmijë me të. Ti piqesh përmes gjithë kësaj. Është një ndjenjë e mrekullueshme, nuk mendoj se krahasohet me asgjë tjetër në botë. Mësova të dua, mësova se çfarë është dashuria pa interes,” tha ajo.

Eleni Fureira

Duke iu referuar edhe komenteve shpesh negative në rrjetet sociale, këngëtarja pranoi se ndonjëherë ndikohet emocionalisht, sidomos kur bëhet fjalë për sulme personale apo akuza të pabaza.

“Do të ishte gënjeshtër të thosha që nuk mërzitem. Më lëndojnë kur thonë gjëra për të më lënduar qëllimisht. Kur nuk ka sens, vetëm urrejtje. Por unë e di kush jam dhe çfarë përfaqësoj si njeri.”

Eleni Fureira

Megjithatë, Eleni tregon se zgjedh të ruajë distancën nga rrjetet sociale, për të mbrojtur qetësinë e saj:

Nuk jam tipi që lodhem në rrjete sociale. Nuk kam kohë për këtë. Nuk i shoh shumë. Nuk kanë asnjë vlerë.”

Eleni Fureira

Eleni Fureira

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More