Shkup, 5 gusht – Në ISHP Klinika universitare për sëmundje të fëmijëve sot do të bëhet pranim-dorëzimi i rentgen aparatit të ri mobil, donacion nga Ambasada e Japonisë.
Siç kumtuan nga Klinika për fëmijë, në këtë ngjarje do të merr pjesë ambasadorja e Japonisë, Setsuko Kavahara, sekretari shtetëror i Ministrisë së Shëndetësisë, Besim Memedi, si dhe ekipi menaxhues dhe mjekësor i Klinikës për sëmundje të fëmijëve, i udhëhequr nga drejtori Rexhep Memedi.
Nga Klinika shtojnë se kjo ngjarje paraqet një hap tjetër përpara në përmirësimin e kujdesit shëndetësor për pacientët më të vegjël.
