Ali Ahmeti mban nesër fjalim në protestën e veteranëve

nga D. V.

Shkup, 6 gusht – Ali Ahmeti do të jetë njëri nga katër folësit që pritet t’i drejtohen qytetarëve në protestën e veteranëve të luftës të UÇK-së, të ftuar për të enjten.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) do të jetë i ftuar special në protestë, tha sot nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Gazmend Syla.

Më tutje Syla tha se në protestë do të ketë edhe tre folës të tjerë, përfshirë kryetarin e organizatës, Hysni Gucatin.

Protesta e thirrur nga veteranët e luftës për kundërshtimin e padrejtësive të Gjykatës Speciale në Hagë, pritet të fillojë në orën 17:00. Ajo do të mbahet në sheshin ‘Skenderbeu’ në Prishtinë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More