Shkup, 7 gusht – Do të ketë katër hyrje në parkingun e ri në Qendrën Klinike, gjegjësisht për pacientë onkologjikë do të jetë falas, për pacientë me udhëzim hyrja do të jetë e lirë, nuk e di sa është tani, që të mos bëj krahasim, për të punësuar do të ketë çmim të tretë dhe për qytetarë që vijnë për shkaqe të ndryshme do të jetë çmimi i tretë i cili do të jetë më i shtrenjtë. Çmimorja e parkingut nuk do të jetë e njëjtë për të gjithë, duke filluar nga zero denarë deri në çmime për qytetarë të cilët nuk janë pacientë, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë Azir Aliu pas promovimit të modelit të ri për evidencë elektronike të kontrolleve shëndetësore në sferën e mjekësisë së punës.
Në pyetjen e gazetarëve në lidhje me ndërtimin e hapësirës së re të parkingut në Qendrën Klinike, ministri tha se javën e ardhshme në konferencë për media do të kumtojë më shumë hollësi, por, thotë, atë që mund ta thotë në këtë moment është ajo që marrëveshja do të nënshkruhet me Ndërmarrjen Publike Parkingu i Qytetit e cila edhe deri më tani udhëheqte me parkingun e Qendrës Klinike.
“Presim që marrëveshja ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe NP Parkingu i Qytetit të nënshkruhet gjatë ditës. Deri më tani, pa nënshkruar një marrëveshje dhe hapa konkretë, nuk desha të dal publikisht me informacione… Gjithashtu, do të hapen hyrje shtesë, njëra prej tyre do të hapet te Kardiologjia në mënyrë që pacientët që kanë nevojë për ndërhyrje në atë Klinikë të mund të hyjnë direkt atje. Daljet do të jenë të njëjta, numri i vendeve të parkimit do të jetë dyfish më i madh se tani, për shkak të optimizimit të hapësirës. Tani për tani, nuk do të ketë ndërtim të një ndërtese të re të fortë ose të montuar, sepse vlerësojmë se me këtë optimizim numri i vendeve të parkimit do të jetë më se i mjaftueshëm”, tha Aliu.
I pyetur pse marrëveshja nënshkruhet me institucionin e njëjtë i cili udhëheqi me parkingun në Qendrën Klinike, gjegjësisht NP Parkingu i Qytetit, ai tha “qasja ime si ministër është që të punohet me institucione të cilat kanë ekspertizë në sferat”.
“Si institucion, kemi institucionin për punë të përgjithshme, i cili për fat të keq nuk ka një ekspertizë të tillë deri më tani dhe nuk duam të eksperimentojmë me parkingun, ndërsa për NP Parkingu i Qytetit është biznesi dhe puna e tyre e përditshme, kështu që vlerësojmë se me ta do të kontrollohej më mirë. Problemi deri më tani nuk ka qenë në NP Parkingu i Qytetit, por në menaxhimin e proceseve në parking. Ju e dini që as NP Parkingu i Qytetit dhe as Ministria e Shëndetësisë nuk kishin ndonjë proces për monitorimin e aktiviteteve në parking. Tani po përcaktojmë një metodë pagese, po përcaktojmë një metodë për krijimin e raporteve në kohë reale, kështu që do të ketë monitorim 24 orësh të të gjithë zonës. Do të ketë edhe kamera për të monitoruar makinat. Çmimi ende nuk është diskutuar, do të duhet të ketë ndryshime në çmim”, tha Aliu.
Për atë si do të bëhet numër më i madh i vendeve për parkim, ministri tha se ka hapësirë të pashfrytëzuar e cila do të shfrytëzohet. Nëse ka nevojë dhe nëse optimizimi i hapësirës së parkingut nuk jep rezultate, ai theksoi se do të mendohet për montimin e garazhit në kate.
“Ju e dini që pas Qendrës Klinike kemi hapësirë që nuk është praktikisht e arritshme për këmbësorët ose makinat, thjesht do të optimizohet. Disa arkitektë punuan dhe sipas tyre do të kemi dyfishin e hapësirës së parkimit që kemi tani. Nëse do të na duhet dhe rezultatet tregojnë se edhe me këtë lloj hapësirash parkimi dhe me optimizimin e atyre hapësirave të lira të parkimit, ato nuk do të jenë të mjaftueshme, do të shkojmë me fazën e tretë, duke instaluar një garazh në kate brenda. Unë dhe grupi i punës jemi shumë të sigurt se nuk do të ketë nevojë për këtë”, tha Aliu.