Ministrja Gërvalla pret në takim lamtumirës Ambasadorin e Finlandës, Matti Nissinen

nga D. V.

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, priti në një takim lamtumirës Ambasadorin e Republikës së Finlandës në Kosovë, z. Matti Nissinen.

Gjatë takimit, Ministrja Gërvalla shprehu mirënjohjen e saj për kontributin dhe përkushtimin e Ambasadorit Nissinen në forcimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Finlandës.

“Finlanda ka qenë dhe mbetet një partnere e besueshme e Republikës së Kosovës, si dhe një mbështetëse e palëkundur e rrugës sonë drejt integrimit euroatlantik”, theksoi Ministrja Gërvalla.

Në përfundim të mandatit të tij diplomatik në vendin tonë, Ministrja Gërvalla i uroi Ambasadorit Nissinen suksese në angazhimet e ardhshme duke theksuar se ai do të vazhdojë të mbetet një mik i Kosovës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More