​Barduani takon Sorensen, Orav e Barbano në selinë e KFOR-it

nga D. V.

Kreu i KFOR-it gjeneral major Enrico Barduani, priti sot në takim emisarin special të BE-së për dialogun Peter Sorensen, përfaqësuesin special të BE-së për Kosovën, Aivo Orav dhe shefin e EULEX-it Giovanni Pietro Barbano.

Në takim u diskutua mbi zhvillimet më të fundit mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe mbështetjen e vazhdueshme të KFOR-it për dialogun e lehtësuar nga BE-ja midis Kosovë dhe Serbisë.

Gjenerali Barduani nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të qëndrueshëm me institucionet evropiane në Kosovë dhe midis partnerëve ndërkombëtarë të angazhuar në stabilitetin rajonal, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More