Osmani: Zgjedhjet lokale janë referendum kundër vasalitetit

nga Redaksia

Shkup, 9 gusht – Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe njëherësh kandidatë i kësaj partie për Komunën e Çairit, Bujar Osmani, në “Specialën e Ditës” për Televizionin Shenja, tha se këto zgjedhje do të jenë referendum kundër vasalitetit ndaj kryeministrit, Hristijan Mickoski, i cili sipas Osmanit, tenton që me ç’do kushtë të preferuarit e tij t’i prezanton si përfaqësues të shqiptarëve.

“Po tentohet që politika e Mickoskit, para se gjithash, dëshiron që të ç’formojë strukturën e oraganizuar shqiptare, ku populli vendos për fatin e vet dhe të definojë jaranit personale, si model i përfaqësimit shqiptarë. Fillimishtë ai filloi duke perzgjedhur fraksione të preferuara të tij, që të luaj rolin e përfaqësuesve shqiptarë, tash ka shkuar një hap më tutje, që të zgjedh individ të tij, miq të tij, të cilët miqësitë e tij personale dëshiron t’i prezanton si përfaqësues i shqiptarëve”, theksoi Bujar Osmani.

Ai gjithashtu sqaroi edhe pse vendosi të kandidojë për komunën e Çairit. Ai tha se mungesa e rendit në trafik, mungesa e rendit në ndërtim dhe mungesa në urbanizëm në këtë komunë, janë vetëm disa arsye që e kanë shtyrë atë ta marrë këtë vendim.

Ndërkaq, Osmani gjatë intervistës u zotua bindshëm, se nëse arrinë t’i fitojë zgjedhjet dhe të marrë timonin për të udhhequr me Çairin, nuk do të ketë asnjë ndërtim ilegal, ndërsa tha se shumë ndërtime që janë bërë në këtë komunë do të verifikohen se sa janë të sigurta.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More