Aksident në Kërçovë: Trotineti elektrik përplasur nga automjeti, i mituri pëson lëndime të rënda

nga Xh M

Më 10 gusht 2025, rreth orës 21:30, në rrugën “Ljubica Bogeska” në Kërçovë ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti pasagjerësh “Volkswagen Touran” me targa të Kërçovës, i drejtuar nga A.Z. (49) nga Kërçova, dhe një trotineti elektrik, të cilin e drejtonte një i mitur 13-vjeçar nga Kërçova. Si pasojë e përplasjes, i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat u konfirmuan në Qendrën Mjekësore të Kërçovës. Me urdhër të prokurorit publik, ekipi hetimor i Njësisë Policore të Bashkësisë Kërçovë ka kryer inspektimin dhe dokumentimin e vendngjarjes. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit janë në vazhdim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More