Shkup, 14 gusht – Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ka reaguar pas largimit të Partisë Demokratike të Turqve nga “Fronti Evropian”, duke e cilësuar këtë zhvillim si dëshmi të krizës identitare që po përjeton opozita në vend.
Sipas Mexhitit, ky hap nxjerr në pah boshllëkun programor dhe faktin se aleancat opozitare janë ndërtuar mbi “llogari frike”, e jo mbi parime apo bindje politike.
“Koalicioni opozitar po e humb kuptimin fillestar. Ai duket më tepër si një aleancë për interesa të ngushta sesa një platformë e qartë politike. Në këtë dritë, meriton një emër më realist: ‘Aleanca Kombëtare për Interes’,” deklaroi Mexhiti me ironi.