Shkup, 17 gusht – Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, sot para ndërtesës së komunës doli me një pako zotimesh nëse zgjidhet kryetar i komunës.
Ai premtoi vendosjen e një tabele publike me plan javor dhe status të detyrave, projekt “Çairi 48” për përgjigje/zgjidhje të parashtresave brenda 48 orëve, e marta si “ditë e hapur” pa caktim terminesh, ekip i shpejtë komunal dhe kalendar publik i takimeve dhe vendimeve të komunës.
“Kjo kornizë drejtpërdrejt e godet rrënjën e problemit që prej vitesh e ndjek komunën: joefikasitet, koordinim i dobët mes shërbimeve dhe mungesë e afateve të dukshme. Qytetarët rrallëherë dinë kush është përgjegjës për një problem konkret, kur do të zgjidhet dhe pse vonohet”, thotë Osmani./Alsat.mk