Gostivar: 50-vjeçari me moped pëson lëndime të rënda pas aksidentit

nga D. V.

Më 17 gusht 2025, rreth orës 09:30, në kryqëzimin e rrugës “Sedek Kostoski” dhe bulevardit “Vëllezërit Gjinoski” në Gostivar, ka ndodhur një aksident trafiku.

H.Z. (50) nga Gostivari, duke drejtuar një moped “Piaxho” me targa vendore, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka rënë në rrugë.

Si pasojë, ai ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit.

Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i NJPB Gostivar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More