Në Jugperëndim të Kinës, në një lartësi mesatare 4 000 metra mbi nivelin e detit, gjendet Xizang-u, dikur një nga rajonet më të prapambetura ekonomikisht të vendit.
Që nga vitet ’50 të shekullit të kaluar, ndihma ndaj Xizang-ut është bërë një projekt kombëtar. Janë ndërtuar dy rrugë strategjike për në Xizang, të cilat në kushte jashtëzakonisht të ashpra natyrore, lidhën pllajën me pjesën tjetër të vendit. Mbi 100 mijë punëtorë morën pjesë në këtë ndërmarrje të vështirë, më shumë se 3 mijë prej të cilëve humbën jetën.
Pas këtyre rrugëve u ndërtuan edhe të tjera, si edhe hekurudha dhe aeroporte, duke mundësuar zhvillimin e bujqësisë, energjisë së pastër e turizmit, i cili në vitin 2024 solli mbi 10 miliardë dollarë të ardhura për rajonin. Ndihma ka përfshirë edhe arsimin, shëndetësinë dhe komunikacionin, duke krijuar histori të shumta prekëse.
Xizang-u sot nuk është më një “skaj i largët”, por një rajon plot gjallëri dhe i lidhur ngushtë me pjesën tjetër të Kinës dhe me botën.
