Një i vdekur dhe pesë të lënduar nga aksidenti në Dollc të Klinës

nga D. V.

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Dollc të Klinës mes një autobusi dhe një veture.

Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën kurse pesë të tjerë janë lënduar.

Kështu ka njoftuar Spitali i Përgjithshëm i Pejës përmes një njoftimi.

“Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton opinionin publik se, si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në fshatin Dollc të Klinës, në Emergjencën e Spitalit është sjellë një person pa shenja jete. Gjithashtu, deri më tani kemi pranuar 5 persona të lënduar nga ky aksident, të cilët po trajtohen dhe po marrin kujdesin e nevojshëm nga ekipet tona shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Spitali i Pejës ka shtuar se për çdo informacion shtesë lidhur me gjendjen e pacientëve, do të informojë opinionin publik me kohë.

Ndryshe Policia e Kosovës ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:10  dhe se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet policore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More