Xizang-u do të nxisë zhvillimin e energjisë së pastër dhe shërbimeve moderne

nga Xh M

Rajoni Autonom i Xizang-ut në Kinën Jugperëndimore duhet t’i kushtojë më shumë forca zhvillimit me cilësi të lartë në fusha si energjia e pastër, shërbimet moderne, kultura e turizmi etj. Kështu u shpreh presidenti i vendit Xi Jinping gjatë një vizite në këtë rajon.

Më shumë përpjekje do të bëhen për ndërtimin e veprave të mëdha, si hidrocentralet dhe hekurudhat, për mbrojtjen ekologjike, uljen e lëshimit të karbonit, pakësimin e ndotjes dhe shtimin e gjelbërimit, për të ruajtur “çatinë e botës” dhe “depozitën e ujit të Azisë”, siç quhet ky rajon.

Po ashtu, duhet të forcohen edhe shkëmbimet ekonomike, kulturore e njerëzore midis Xizang-ut dhe krahinave të tjera të vendit, duke garantuar qëndrueshmërinë politike e shoqërore dhe unitetin kombëtar, për t’u sjellë përfitime banorëve të kombësive të ndryshme të rajonit në fusha të tilla si punësimi, arsimi, shëndetësia etj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More