Nga data 13 gusht deri më 2 shtator, boksierja Donjeta Sadiku bashkë me trajneren dhe selektoren Marjola Sallauka po marrin pjesë në kampin elitar stërvitor në Sheffield të Anglisë, aty ku po përgatiten boksierët më të mirë të botës.
Nga ky kamp është një hap i madh drejt Kampionatit Botëror 2025, që do të mbahet nga 4-14 shtator në Liverpool.
Sadiku tashmë ka dëshmuar veten si një prej boksiereve më të mira të botës, duke fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror 2022 në Stamboll, medaljen e bronztë në kampionatin Evropian 2022 në Budva.
Tani besimi dhe shpresa janë që nga ky kampionat, Donjeta të sjellë në Kosovë medaljen e artë, titullin kampione e botës.