Pas disa transferimeve, Arsenali po negocion me Porton për shitjen e yllit të skuadrës

nga D. V.

Arsenali ka rifilluar bisedimet me Porton për të ardhmen e mbrojtësit polak Jakub Kiwior, teksa gjigantët portugezë po shtyjnë për ta mbyllur marrëveshjen përpara përfundimit të afatit kalimtar.

25-vjeçari ka humbur terren në hierarkinë e trajnerit Mikel Arteta pas ardhjes së Cristhian Mosquera, dhe tani po konsideron një largim për të siguruar më shumë minuta në fushë. 

Sipas O Jogo, Porto i është drejtuar Arsenalit me një propozim për huazimin e Kiwiorit me detyrim blerjeje në fund të sezonit. 

Arsenali e vlerëson mbrojtësin e qendrës me një çmim rreth 30 milionë euro, dhe është i hapur për ta lënë të largohet nëse kërkesat financiare plotësohen. 

Crystal Palace gjithashtu po ndjek nga afër situatën, por aktualisht Porto është favorite për të siguruar shërbimet e lojtarit. 

Që prej transferimit të tij nga Spezia, Kiwior ka pasur vështirësi për të siguruar vend titullari në “Emirates”, duke qenë pas emrave si William Saliba, Gabriel dhe tani edhe Mosquera. Me Arsenalin që synon trofe në Angli dhe Evropë, Arteta po kërkon stabilitet në repartin mbrojtës  dhe Kiëior shihet si një alternativë e tepërt. 

Një lëvizje drejt Portos mund të ringjallë karrierën e tij, duke i ofruar jo vetëm më shumë hapësira, por edhe mundësinë për të luajtur në Ligën e Kampionëve si titullar. 

Mediat portugeze raportojnë se Porto e sheh Kiwiorin si një “përforcim të rëndësishëm”, që do t’i shtonte cilësi dhe thellësi prapavijës së skuadrës. 

Kiëior ishte një lojtar i papërdorur në fitoren 5-0 të Arsenalit ndaj Leeds, gjë që e thekson edhe më shumë rolin e tij dytësor në skuadër. 

Gazetari i njohur Fabrizio Romano gjithashtu ka konfirmuar se bisedimet vazhdojnë, ndërsa këtë javë pritet një ofertë e re nga Porto.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More