QMK: 23 zjarre brenda një dite, vatra në Dollnen ende aktive

nga D. V.

Shkup, 26 gusht – Qendra për Menaxhimin e Krizave njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Maqedonisë janë regjistruar gjithsej 23 zjarre në ambiente të hapura.

Nga këto, 20 janë shuar, 2 janë nën kontroll, ndërsa një zjarr është ende aktiv në zonën e fshatit Dolgaec, komuna e Dolnenit, ku po digjet një pyll i përzier.

“Zjarret në zonën shumëfunksionale “Jasen” në Makedonski Brod dhe në malin Kozhuf në Gjevgjeli janë nën kontroll”.

“Zjarret që u shuan prekën kryesisht bimësinë e ulët, kashtën, deponitë dhe pyjet në disa komuna, duke përfshirë Shtipin, Kumanovën, Krushevën, Ohrin, Manastirin, Koçanin, Strugën dhe të tjera”, thonë nga QMK.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More