Shkup, 30 gusht – Me rastin e shënimit të 120-vjetorit të vdekjes së vojvodës maqedone Aleksandar Turunxhev, mbrëmë në një ceremoni solemne është shpalosur përmendorja e heroit dhe simbolit të luftës për liri të ushtrisë popullore maqedonase në At- tregun në Manastir.

Kryetari i komunës së Manastirit, Toni Konjanovski së bashku me pasardhës të familjes Turunxhevi, para banorëve dhe mysafirëve të shumtë të Manastirit shpalosën përmendoren e vojvodës të cilës i parapriu një shfaqje unike e mbështetur nga simbolika historike.

“Pikërisht në ditën e vdekjes së tij 120 vjet më parë, më 30 gusht të këtij viti, Manastiri përmbushi detyrën e saj të përjetshme dhe i dhuroi një monument Aleksandar Turunxhevit”, shkroi Konjanovski në postimin në profilin në Fejsbuk të komunës së Manastirit.
Aktit ceremonial i parapriu një defilim nëpër rrugët e Manastirit ndërthurur me fakte historike.

Shumë qytetarë iu bashkuan paradës që kaloi nëpër sheshin “Magnolia”, përgjatë lumit Dragor deri në At- tregun ku u ekzekutua vojvoda dhe më pas në rrethrrotullimin e ri ku ndodhet monumenti i Turunxhevit.
Në skenë, himni kombëtar maqedonas u këndua nga stërmbesa e Turunxhevit, këngëtarja Suzana Turunxheva, ndërsa këngëtari i operës Igor Durllovski me aranzhim nga Nikolçe Micevski interpretoi këngën kushtuar vojvodës “I është shkruar zi”.

Më herët dje, në varrin e tij që ndodhet në kishën “Sh. Nedella” në Manastir u mbajt një shërbesë përkujtimore ku morën pjesë kryetari i komunës së Manastirit, Toni Konjanovski, përfaqësues të pushtetit lokal të disa institucioneve, si dhe qytetarë që bënë homazhe në kujtim të Turunxhevit.

Revolucionari maqedonas, çetniku dhe vojvoda Aleksandar Turunxhev iu dorëzua autoriteteve turke për 150 monedha ari nga bashkatdhetari i tij, pas së cilës u var në At-pazarin në Manastir më 30 gusht 1905. Turunxhev, përveçse që konsiderohet si simbol i asaj që shpesh përshkon historinë maqedonase – tradhtinë, është shumë më tepër se një hero kombëtar dhe simbol i luftës për liri të popullit maqedonas.