Gjithçka ishte e kryer, Guehi kishte udhëtuar në Anfield për testet mjekësore – Si dështoi transferimi i tij te Liverpooli

nga D. V.

Liverpooli, i cili theu rekorde të shumta këtë verë kur bëhet fjalë për transferime në ditën e fundit të afatit kalimtar, mbeti pa qendërmbrojtësin Marc Guehi, për të cilin ishin gat të paguanin te Crystal Palace 40 milionë euro.

Liverpooli ka kohë që tregon interes për këtë futbollist 25-vjeçar dhe në ditën e fundit të afatit kalimtar, klubet ranë dakord për një transferim me vlerë 40.5 milionë euro, i cili supozohej të përfshinte një bonus prej 10 përqind.

Megjithatë, The Reds përjetuan zhgënjim të madh në mbylljen e afatit kalimtar veror. Pasi mbrojtësi Guehi mori miratimin nga Crystal Palace për t’iu nënshtruar një ekzaminimi mjekësor dhe formaliteteve të tjera para nënshkrimit përfundimtar të kontratës me klubin e ri, transferimi nuk do të ndodhë.

Arsyeja për këtë është se Crystal Palace nuk donte ta lironte Guehin derisa të zgjidhte çështjen e një zëvendësuesi.

Futbollisti që supozohej të zëvendësonte portierin 25-vjeçar Igor Julio zgjodhi West Ham, dhe megjithëse ata sollën mbrojtësin Jaydee Canvot nga Toulouse në ditën e fundit të afatit kalimtar, klubi donte të siguronte një lojtar tjetër përpara se të binte dakord për largimin e lojtarit të ekipit të parë.

Guehi kishte udhëtuar në Anfield për testet mjekësore, por në momentet e fundit klubi i tij kishte urhdëruar atë të rikthehet në Londër.

Një zhgënjim i madh si për Liverpoolin, ashtu edhe për futbollistin i cili është futur në 12 muajt e fundit te kontratës me Crystal Palace. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More