“Lidëll” ndërton objekt edhe në Aerodrom, paralajmërohet kapitull i ri në shitjen me pakicë

nga D. V.

Shkup, 3 shtator – Sot në Qendrën rajonale në komunën Aerodrom është vendosur gurthemeli i një objekti të ri të shitjes me pakicë të kompanisë gjermane “Lidëll”. Objekti i ri i “Lidël” në një parcelë përgjatë bulevardit “Video Smilevski-Bato” do të përfshijë një sipërfaqe prej 3.438 metra katrorë me një sipërfaqe moderne shitjeje prej 1.200 metra katrorë dhe 57 vende parkimi.

“Këto nuk janë vetëm numra, por një mesazh se kompania po hyn seriozisht në tregun e Maqedonisë së Veriut me një vizion për rritje dhe zhvillim afatgjatë”, tha kryeministri Hristijan Mickoski në fjalimin e tij në ceremoni.

Sipas Mickoskit, me këtë investim Maqedonia fiton energji të re dhe vende të reja pune dhe është konfirmim se jemi një destinacion i vërtetë për investitorët. Ky projekt, vlerësoi, është fillimi i një kapitulli të ri në shitjen me pakicë me standarde të reja, konkurrencë më të madhe dhe kushte më të mira për qytetarët.

Mickoski kujtoi se investimi i “Lidëll” në Maqedoni zvarritej dhe ishte bllokuar, por se pas zgjedhjes së Qeverisë, ai u zhbllokua dhe u vendos ndër prioritetet kryesore.

“Menaxhmenti i “Lidëll” e pranoi vërejtjen tonë për të rritur përfaqësimin e prodhimit vendas dhe produkteve të RMV-së në raftet e “Lidëll”, gjë që është me rëndësi të jashtëzakonshme sepse mbështet ekonominë lokale dhe ndërton besimin e konsumatorëve se produktet e RMV-së janë më të mirat. Produktet vendase jo vetëm që do të jenë në raftet e “Lidëll” në Maqedoni, por tashmë janë në raftet e “Lidëll” në vendet përreth. Në vitin 2024, eksporti ishte 5 milionë euro, kurse këtë vit presim që të arrijë në 10 milionë euro dhe të vazhdojë të rritet”, tha Mickoski.

Kompania “Lidëll” intensivisht e ndërton edhe objektin e parë të shitjes në vend i cili gjendet në hapësirën ku më parë gjendej “Brikollazh”. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More