Shkup, 6 shtator – Në kazermën “Ilinden” nesër do të mbahet qitje artilerike me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së pavarësisë.
Në orën 18 do të mbahet qitje provë artilerike me gjuajtjen e një breshërie nga gjashtë pajisje artilerike, ndërsa në orën 19 qitje artilerike me gjuajtjen e 10 breshërive nga gjashtë pajisje artilerike.
“Qitja artilerike si pjesë e detyrimeve protokollare të Armatës për shënimin e festave është pjesë e aktiviteteve që realizohen me rastin e shënimit të Ditës së pavarësisë – 8 Shtatori”, informoi sot Shtatmadhoria e Armatës.