Shkup, 6 shtator – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot në kuadër të vizitës së punës në Gjenevë. në selinë e Organizatës botërore të tregtisë realizoi takim me drejtoreshën e prëgjithshme të kësaj organizate, Ngozi Okonxho-Iveala.
Siç informojnë nga MPJdheTJ, drejtoresha i përshëndeti politikat ekonomike dhe ato të jashtme tregtare të Qeverisë lidhur me investimet e huaja, tregun e punës, hapjen e ekonomisë, si dhe harmonizimin e shtetit me kornizën e Organizatës botërore të tregtisë.

Ministri Mucunski theksoi se reformat ekonomike ndodhen lartë nëa gjendën e Qeverisë dhe e nënvizoi përkushtimin e shtetit për transformimin e ekonominë, në pajtim me kërkesën e tregut të punës dhe tregjeve globale tregtare. Ai theksoi se tërheqja e investimeve të huaja është prioritet i fuqishëm, posaçërisht në sektorët energjetikë, farmaci, mbrojtje dhe sfera të tjera ku shteti mund të tregojë nivel të lartë të konkurrencës.

bashkëbiseduesit u dakorduan se integrimi i Ballkanit Perëndimor është e domosdoshme të marrë dinamikë më të madhe, sepse, siç ceket në kumtesë, kjo do të thotë se realizim të projekteve të reja strategjike, derdhje më e madhe e investimeve, zhvillim i pëshpçejtuar ekonomik i shteteve dhe hapje e qasjes drejt tregjeve të reja për kompanitë vendore.
Ministri Mucunski në tkaim foli edhe për kompetencat e reja të Minsitrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, që tani është përgjegjëse për proceset, politikat dhe rregullativën lidhur me tregtinë e jashtme. Në atë drejtim paralajmëroi se pjeësmarrja aktive dhe bashkëpunimi i përforcuar me Organizatën botërore të tregtisë do të jetë një nga prioritetet në periudhën e ardhshme.