Shkup, 7 shtator – Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani nesër do të marrë pjesë në Konferencën e ambasadorëve #Diplo2025, që do të mbahet më 8 dhe 9 shtator në Tiranë.
Siç kumtuan nga Ministria e Çështjeve Evropiane, ministri Murtezani në konferencën dyditore do të flasë në panelin e titulluar “Shqiptarët në rajon – identitet i përbashkët, qëllim i përbashkët evropian”.