Shkup, 7 shtator – Edhe përkundër faktit se numri i fëmijëve të shtruar në spital në Kumanovë është ulur, megjithatë me fillimin e vitit shkollor, pritet një rritje e infeksioneve respiratore. Kjo bëhet e ditur nga paraqitjet e shpeshtuara të sëmurëve, kryesisht me viroza të stomakut me të vjellura, infeksione virale dhe me temperature të ngritur.
“Viruset e stomakut, të vjellat, infeksionet virale me vetëm temperaturë të ngritur mbizotërojnë, por numri i ekzaminimeve dhe numri i shtrimeve në spital është ulur me 50% krahasuar me periudhën para verës” – u shpreh Margica Arsovska, pediatre dhe shefe e Repartit të Fëmijëve në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës.
Sipas mjekes Arsovska, fillimi i vitit shkollor do të presë një rritje të vogël të infeksioneve respiratore, për çka edhe do të intervenohet me kohë dhe në bazë të rekomandimeve profesionale mjekësore.
“Rekomandohet për t’iu përmbajtur një diete të shëndetshme në raste të këtilla. Nëse fëmija ka ftohje, është i sëmurë, atëherë nuk duhet të dërgohet në kopsht sepse kështu përhapen infeksionet. Të realizojë aktivitete për një jetë të shëndetshëme,duke bërë stërvitje, sport, aktivitet fizik. Kjo është ajo që mund t’u rekomandoj prindërve. Çdo fillim i vitit shkollor sjellë një valë të re infeksionesh, kështu që mund të presim të shohim një rritje të infeksioneve respiratore, gjë që është normale për fëmijët dhe normale që ata të sëmuren, me viruse dhe baktere”, – tha Margica Arsovska, pediatre, shefe e repartit të fëmijëve në Spitalin e Kumanovës.
Ndër rekomandimet e dobishme është që për një periudhë më të gjatë kohore është marrja e një probiotiku, i cili është gjithashtu i mirë për sistemin imunitar, si dhe Vitaminës D dhe vajit të peshkut, rekomandon mes tjerash mjekja Arsovska.