Pesë të lënduar në aksidentin rrugor në rrugën Udhëkryqi i Mavrovës – Gostivar, komunikacioni është rikahëzuar nëpër rrugët anësore

nga D. V.

Shkup, 8 shtator – Pesë persona janë lënduar në fatkeqësinë rrugore në rrugën magjistrale nga Udhëkryqi i Mavrovës drejt Gostivarit, ku morën pjesë katër motoçikleta dhe katër automjete udhëtimi.

Siç kumtoi MPB, aksidenti si dhe numri i të lënduarve janë paraqitur në NJPB Gostivar sot pasdite në orën 15:56.

“Komunikacioni në këtë rrugë magjistrale është ndërprerë, ndërsa nga ana e nëpunësve policorë bga NJPB Gostivar komunikacioni po rikahëzohet nëpër rrugët anësore lokale (gurëthyesi Progres dhe Panorama afër Vrutokut)”, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More